Komisioneri shtetëror për zgjedhjet, Ilirjan Celibashi ka folur sot në “Real Story” dhe për çështjen e kandidatëve dhe listave të pastra, kërkesë kjo nga DASH dhe ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.
Celibashi tha se këtë çështje e ka zgjidhur Kushtetuta dhe ligji.
Sipas tij, institucione të cilat kanë përgjegjësinë për të zbatuar Kushtetutën, kanë përgjegjësi vetëm e vetëm t’i qëndrojnë strikt.
“Mund të them se çfarë unë thashë në takimin me ambasadoren se çfarë ka thënë ambasadorja është vetë në pozitën për ta bërë deklarimin. Nga ana e KQZ-së është prezantuar gjithë çfarë KQZ-ja është duke bërë në lidhje me këto zgjedhje. Këtë çështje e ka zgjidhur Kushtetuta dhe ligji, ajo çfarë është e përcaktuar në Kushtetutë dhe ligj do të thotë që është interesi publik, do të thotë që është morali brenda, e mira publike në fund të fundit.
Institucione të cilat kanë përgjegjësinë për të zbatuar Kushtetutën, qoftë drejtpërsëdrejti, qoftë edhe ligjin, kanë përgjegjësi vetëm e vetëm t’i qëndrojnë strikt, germë për germë, Kodit Zgjedhor”, deklaroi Celibashi.