Bordi i Entit Rregullator të Energjisë është mbledhur ditën e sotme për të caktuar çmimin e ri të energjisë elektrike. Pas propozimeve të OSHEE, bordi ka vendosur që çmimi i energjisë të ulet me 1 lekë, nga 9.5 për kilovat që ishte të shkoi në 8.5 për kilovat.
Çmimi i ri 8.5 lekë për kilovat është për familjet që përdorin deri në 700 kilovat. Ndërsa për familjet që konsumojnë më shumë se 700 kilovat, çmimi do të jetë 9.5 lekë për kilovat, ndërsa me TVSH arrin në 11.4 lekë për familjet. Ulja do të nisë në muajin shkurt 2025 dhe do të vazhdoj deri më 31 dhjetor 2025.
Drejtor i Tarifave i OSHEE tha se çmimet për konsumatorët familjarë që shpenzojnë deri në 700 KWH do të jetë 8.5 lekë, ndërsa për konsumatorët familjarë që shpenzojnë mbi në 700 KWH çmimi do të jetë 9.5 lekë.
“Propozojmë që për konsumatorët familjarë që shpenzojnë deri në 700 KWH, çmimi të jetë 8.5 lekë. Ndërsa për ata që shpenzojnë nga 701 KWH e më tej, çmimi do të jetë 9.5 lekë për KWH. Të gjitha çmimet e tjera për secilën kategori konsumatorësh të mbeten të pandryshuara”, tha drejtor i Tarifave i OSHEE.
Ulja e çmimit do të prekë vetëm kategorinë e konsumatorëve familjarë, duke përjashtuar kategoritë e tjera si bizneset, institucionet buxhetore dhe jobuxhetore.