Premier League e futbollit në Angli zhvilloi tre ndeshjet e së dielës, të vlefshme për raundin e 33-të. Në këto duele pati surpriza, me Liverpool që u mposht 0-1 nga Crystal Palace dhe largohet nga vendi i parë. Edhe Arsenal humbi 0-2 me Aston Villan, teksa në krye ngjitet Manchester City. Fulham siguroi tri pikë në udhëtim duke mundur 0-2 West Hamin, me Brojën që mori disa minuta në fund.
Në “Anfield”, Liverpool bëri “vetëvrasje” në garë për titullin kampion duke u mposhtur 0-1 nga Crystal Palace. Një gol i Eze në minutën e 14-të vendosi duelin, teksa djemtë e Klopp nuk ishin të fuqishëm për të marrë pikë. Kjo është humbja e dytë radhazi për Liverpool në “Anfield”, gjë që nuk ndodhte prej 2017.
Derbi i vogël i Londrës foli për Fulham, që mundi 0-2 West Hamin. Pereira me dopietë i dha tri pikë djemve të Silvës, teksa Armando Broja u fut vetëm disa minuta në fundin e lojës, konkretisht në shtesën e dytë duke zënë vendin e Muniz.
Ndërkohë në “Emirates” Arsenali humbi 0-2 nga Aston Villa dhe bashkë me ndeshjen humbi edhe shansin për të marrë kreun e Premier League, duke ia “dhuruar” Manchester City. Pjesa e parë në Londër u mbyll pa gola, teksa Bailey në të 84 minutë dhe Uatkins në 87 shënuan për djemtë nga Birminghami.
Kështu, pas javës së 33-të në Premier League prin Man. City me 73 pikë, dy më shumë se Arsenal dhe Liverpool që e ndjekin. Aston Villa merr vendin e katërt.
Premier League, raundi 33:
VIDEO/ Liverpool 0-1 Crystal Palace
West Ham 0-2 Fulham
VIDEO/ Arsenal 0-2 Aston Villa