Është mbyllur kryesfida e javës së 12-të në Premier League mes Liverpool dhe Manchester City në “Anfield Stadium”
“Të kuqtë” kanë arritur një fitore bindëse me rezultatin 3-1, duke u shkëputur në renditje me 9 pikë më shumë se vendi i dytë, Leicester.
Golat për Liverpool u shënuan nga Fabinho, Mohamed Salah dhe Mane.
Goli i nderit për ‘qytetarët’ u shënua nga Bernardo Silva në minutën e 78-të të ndeshjes.
Pas kësaj ndeshje, Liverpool shkëputet në renditje me 34 pikë, ndërsa Manchester City zbret në vendin e katërt me 25 pikë.