Adriatik Llalla hodhi në media lajmin se është tërhequr nga sistemi i drejtësisë. Pasi nuk ka pranuar detyrën si gjyqtar, sikurse i takon sipas Kushtetutës së vendit për ish Kryeprokurorin, që rikthehet në sistemin e drejtësisë dhe e ka me ligj. Ligj që nuk ka “funksionuar” vetëm për ish kryeprokuroren Ina Rama që ish presidenti i PD Bujar Nishani me urdhër politik e la jashtë sistemit të drejtësisë me gjithë kërkesat dhe paditë që Ina Rama ka bërë. Nuk donte Berisha dhe Nishani as që e vinte në diskutim që mes tij dhe Ina Ramës do të zgjidhte Berishën, pavarësisht se shkelte ligjin dhe Kuhtetutën. Por ishte në rregull me urdhërin e partisë Nishani, dhe e bëri.
Ndërkohë që Adriatik Llalla nuk bëri fare kërkesë për rikthim në sistemin e drejtësisë. Në tentativë për të shpëtuar nga Vettingu, Llalla i ra shkurt: Doli nga sistemi i drejtësisë dhe në bazë të ligjit nuk i nënshtrohet Vettingut. Një veprim të tillë Llalla e ka ndërmarrë në kushtet kur nuk ka asnjë mundësi për të justifikuar pasurinë e tij marramendëse. Të vënë gjatë kohës që ka qënë kreu i Inspektoratit të Deklarimit dhe të Kontrollit të pasurisë dhe në veçanti në pesë vitet e tij si Prokuror i Përgjithshëm i Shqipërisë. Ku një “copë mishi” me dy sy si Llalla bëri të gjitha qokat e mundshme të politikës, ku duke shërbyer për vendime dhe heqje dorë nga hetimi ku duke mbyllur dosje të rënda, që kishin vlerën e burgut për ata që sot quhen “peshqit e mëdhenj”, përfshirë dhe mbylljen e dosjeve të rënda të krimit për Berishën dhe Metën duke filluar nga 21 janari, CEZ, përgjimet që nxori në dritë Dritan Prifti për Metën e deri tek dosjet e tjera të rrugëve apo të abuzimit me tokat në bregdet.
Hapja e tyre tashmë nga Kryeprokurorja e re Arta Marku që për një muaj e gjysmë bëri pesëfishin e asaj që ka bërë Llalla pesë vite në krye të Prokurorisë. Pikërisht hapja e këtyre dosjeve nga Arta Marku e nxjerr zbuluar Llallën dhe nuk ka dorëheqje nga sistemi i drejtësisë që e shpëton. Pasi ka mbyllur dosje të rënda krimi, duke dëmtuar drejtësinë shqiptare, duke favorizuar sikurse ka thënë dhe ambasadori amerikan Donal Lu politikanët e korruptuar dhe duke i sjellë një dëm marramendës prej miliona e miliona euro shtetit shqiptar.
Pikërisht për këtë arsye është përgatitur dosja e rëndë në ngarkim të Adriatik Llallës si njeriu më i korruptuar në krye të drejtësisë shqiptare, si njeriu që nuk justifikon pasurinë e tij të vënë duke abuzuar me detyrën, por dhe që ka mbyllur dosjet të rënda të krimit dhe abuzimit me pushtetin që përbën krim në Shqipëri. Ndaj është gati fillimi i hetimit ndaj tij dhe pritet që të kërkohet mosdalja jashtë vendit për të qënë në dizpozicion të drejtësisë. Bashkë me Rovena Gashin krahun e djathtë të tij, e cila dhe ajo nuk justifikon pasurinë, por bashkë me Llallën dhe faturën e xhirove në të katër anët e globit. Drejtësia me sa duket vonon por s’harron./Pamfleti.com