Adriatik Llalla është nën hetim penal për një sërë veprash penale, mes të cilave pastrimi i parave, abuzim me detyrën, kalim i parave jashtë kufijve në rrugë tokësore dhe një sërë veprash të tjera.
Në katër vitet e qëndrimit në krye të Inspektoratit të Pasurive dhe në pesë vitet e qëndrimit të krye të Prokurorisë shqiptare, Adriatik Llalla ka bërë aq shumë mëkate dhe zullume, sa nëse do të zbatohet rreptësisht ligji, këtej e tutje do të qëndrojë gjatë në burg.
I vënë para përgjegjësisë penale, por dhe me një Prokurori që është duke pritur vjeshtën për të ndërmarrë ndonjë veprim më konkret, Adriatik Llalla po merr masat e duhura për të mbrojtur veten por dhe për të mos rënë para kohe dhe rastësisht në duart e drejtësisë.
Teksa qëndron në Gjermani, në gjendje thuajse arresti shtëpiak, por duke manovruar dhe përmes prokurave në gjuhën turke nga zyrat avokatore turke në Gjermani, e herë duke postuar foto sikur është në Shqipëri, Llalla po tenton të lehtësojë veten para drejtësisë por dhe të fitojë kohë.
Por të gjitha këto “pirueta” të ish kryeprokurorit Adriatik Llalla, ku herë “shfaqet” në Gjermani, herë në Turqi dhe herë në Tiranë, janë një mënyrë për të ushtruar dhe presion ndaj Berishës e Metës.
Njëherësh këto veprime të Llallës bëhen dhe për t’ju kujtuar Metës dhe Berishës se nuk ua fal “shitjen” që i bënë, pavarësisht ndereve që u ka bërë për shumë vite në krye të Inspektoratit të Pasurisë dhe të Prokurorisë, duke fshehur milionat dhe krimet e tyre dhe të familjeve respektive.
Dhe që Llalla nuk është përmbajtur në zemërimin e tij ndaj Berishës e Metës që e shitën dhe e lanë në duart e drejtësisë pa asnjë mbrojtje, tregohet qartë teksa në rrethe miqsh është shprehur se u kishte “shpëtuar bythen Berishës dhe Metës” dhe tashmë ata i kanë kthyer shpinën. Dhe jo vetëm kaq, por e kanë lënë si të degjeneruar në duart e Arta Markut.
Ish kryeprokurori duke e parandjerë se për zullumet që ka bërë qoftë duke abuzuar me detyrën, pastruar paratë e këtij abuzimi dhe paratë e marra nga njerëzit e krimit, qoftë dhe duke mbrojtur Berishën e Metën në abuzimet dhe krimet e tyre, ka paralajmëruar se nuk do të heshtë.
Teksa ju kujton Berishës dhe Metës se i kishte mbrojtur dhe para kërkesave për t’i çuar në qeli, Llalla ka kërcënuar se nuk do ta mbajë më gojën mbyllur.
“S’futa njeri në burg siç ma kërkuan, pasi do flisja nga një pozicion tjetër tani dhe jo të isha refugjat”, ka thënë Llalla mes miqsh, duke nënkuptuar kërkesën e ambasadorit amerikan Donald Lu dhe ambasadores së BE Romana Vlahutin.
Njëherësh lëshon dhe kërcënimin se “tani e tutje nuk do hesht, do më shohin”. Një paralajmërim ky që tregon se Llalla mund të jetë “zbërthyer” para drejtësisë gjermane, dhe teksa e ndjen veten të tradhëtuar nga Berisha e Meta, kërkon të bëjë të penduarin, për të përfituar ulje dënimi.
Pasi dhe vetë Llalla është i bindur se do të provojë qelinë e burgut dhe për këtë e ka përgatitur veten, por me sa duket kërkon të marrë me vete dhe Sali Berishën dhe Ilir Metën.
Nëse arrin të marrë me vete në burg këto dy monstra, me gjithë zullumet që ka bërë, do të bënte një shërbim me të vërtetë të vyer për shqiptarët. Ndoshta dhe partnerët tanë do t’ia dinin për nder këtë pendesë, sidomos SHBA./Pamfleti