Fidel Ylli e ka përsëritur shqetësimin e tij për Edi Ramën. Kreu i KOKSH ka bërë thirrje vazhdimisht që të lejohet sërish hapja e basteve sportive në Shqipëri.
Për këtë ai ka sjell shembuj nga vendet e tjera të Europës që veprojnë ndryshe nga vendi ynë.
“Është e domosdoshme që këto para që sot janë në të zezë të vihen në funksion të sportit. Të bëjmë terrene sportive që na duhen. Ka ardhur momenti të bëhet një studim.
Bastet i ka Italia, Franca, Greqia, Anglia, Gjermania…Po ne jemi kaq të pasur që këto para t’ia lëmë rrugës”, pyeti Fidel Ylli.