Nga Bledi Mane-Public Enemy
Mbrëmë dhe sot Policia e Shtetit kreu disa aksione blic në qytetet Elbasan dhe Tiranë ku mes dhjetra kriminelëve u ndaluan edhe dy zyrtarë të Autoritetit të Mediave Audiovizive.
Njëri prej tyre ju nuk e njihni, quhet Zylyftar Bregu nga fshati Treblë i krahinës së Tomorricës së Skraparit, anëtar i Autoritetit të Mediave Audovizive, pedagog i gazetarisë në Universitetitn e Tiranës, kryeredaktor i gazetës partiake “Integrimi”, anëtar i kryesisë së Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, i cili u vu në prangat e policisë për korrupsion pasiv duke linçensuar në mënyrë abuzive televizione lokale kabllore për një grup të rrezikshëm mafioz e duke i përjashtuar ata nga detyrimet fiskale.
U mbajt 4 orë i izoluar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës e më pas u la i lirë. Pafytyrësia dhe nepotizmi këtu fillon.
Vëllai i madh i pedadogut Zylyftar quhet Hekuran Bregu. Mban gradën Drejtues i I-rë dhe momentliasht ka postin e zëvendës shefit të përgjithshëm të Task-Forcës kundër krimit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Kjo Task Forcë realizoi operacionet e djeshme dhe të sotme si fillim duke mos e vënë në dijeni zv.shefin për vëllain e tij, ndërsa sot pas 4 orësh kopsitje letrash dhe mbulim të krimit liruan vëllain e zyrtarit të policisë dhe mbajtën të arrestuar vetëm kolegen gazetare Suela Musta.
Kujtojmë se Zylyftar Bregu është një nga prurjet mediokre dhe militante të profesor Artan Fugës në Fakultetin Histori-Filologji të UT dhe pavarësisht se ka mbaruar studimet për gazetari me mesatren 5.9 sot është pedagog me kohë të plotë dhe mban titullin Doktor i Shkencave të Komunikimit!
Sandër Lleshaj po më lexon?