Në kuadër të tentativave të Moskës për të ndikuar në politikën e shteteve të Ballkanit, shërbimet partnere dhe ato shqiptare kanë vënë në përgjim me qindra persona, të dyshuar për lidhje me Moskën. Por gjatë përgjimeve është vënë re se Rusia e ka vendosur syrin te qarqet greke në vend dhe ato antiamerikane.
Të gjithë ata pushtetarë që njihen si kundërshtarë të SHBA po tentohen nga Moska të bëhen për vete. Edhe emrat e mësipërm në politikë njihen si filogrekë apo dhe antiamerikanë. Pra duket se po aktivizohen qarqet e vjetra filogreke në vend. Dihet që Greqia e Rusia kanë lidhje të forta me njëra tjetrën.
Sinjali u dha që kur patriarku rus erdhi në vendin tonë, me ftesë të Janullatos. Por lëvizjet e politikanëve shqiptarë duke pasur kontakte me zyrtarë dhe eksponentë rusë mësohet se kanë shqetësuar jashtë mase NATO.
Duke qenë se bëhet fjalë për pushtetarë me kompetenca vendimmarrëse, vendet partnere po tregohen vigjilente pasi mund të ketë kërcënime dhe për vetë aleancën. Megjithatë, një gjë është e sigurt: Të gjithë ata që kanë kontakte me Moskën janë identifikuar nga vendet partnere dhe të gjithë po monitorohen prej tyre.