Pushtetarët shqiptarë që kanë fshehur paratë e korrupsionit në Londër duhet të fillojnë të dridhen. Lëvizja “bombë” erdhi nga ambasadori britanik, i cili i bëri thirrje SPAK që t’i japë fund pandëshkueshmërisë në Shqipëri, teksa paralajmëroi hetime të pavarura nga britanikët për “mamuthët” e korrupsionit.
“Dhënia fund pandëshkueshmërisë dhe forcimi i llogaridhënies nuk janë nevoja ekskluzive të Shqipërisë. Kjo mund të arrihet vetëm duke punuar së bashku dhe duke mbështetur njëri-tjetrin me vepra. Pra, gjëja e parë është që në Shqipëri duhet të jepet llogari. Është shumë e rëndësishme që ligji të sundojë. Institucionet që luftojnë krimin dhe korrupsionin janë të rëndësishme dhe duhet të jenë efektive. Ne duhet t’i mbështesim ato”, nënvizoi ambasadorit britanik në Tiranë, Alaistair King-Smith.
Pra sinjalet që erdhën nga Londra është se shumë shpejt pritet që autoritetet shqiptare dhe ato britanike të nisin reprezaljen në radhët e politikanëve dhe bosëve të krimit që pastrojnë para dhe sipas burimeve të gazetës “SOT”, britanikët kanë hapur dosjet penale dhe sekuestrime pronash për një ish-president dhe ministër të njohur të qeverisë në Shqipëri. Mësohet se ata kanë rënë nën përgjimet e autoriteteve ligjzbatuese në Londër për pastrim parash dhe transferta të mëdha në kompani ofshore. Gjithashtu, nën shënjestrën e britanikëve kanë qenë fëmijët e ministrit të qeverisë dhe të një ish-presidenti shqiptar, të cilët i kanë çuar me studime në Angli. Jeta e tyre e luksit duke shpenzuar shuma marramendëse ka habitur dhe vetë britanikët.
Britania luftë të korruptuarve në politikën shqiptare
Nga ana tjetër, Londra me thirrjen e saj të fundit ka tronditur pozitat e Sali Berishës dhe Ilir Metës. Shumica socialiste ka gati një ligj për të nxjerrë nga politika personat e shpallur “non grata” Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britani e Madhe që prek drejtpërdrejt Sali Berishën dhe të akuzuarit si bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit.
Sipas, Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ka në shënjestër Ilir Metën.
PS dhe PD e Alibeajt janë të vendosura për të miratuar këto ndryshime, që deri më tani nuk i parashikon ligji, ndërkohë që në lojë pritet të hyjnë edhe britanikët, të cilët kanë apeluara që Shqipëria të ketë një ligj të mirë të Dekriminalizimit, që sipas tyre, të godasë gjerësisht personazhet “VIP” të politikës.
Mësohet se Londra ka në dorë “çelësin” që mund të djegë përfundimisht nga politika Sali Berishën dhe sipas burimeve të gazetës “SOT”, ai është ligji i Dekriminalizimit, i cili do të ndryshojë dhe do të asistohet nga partnerët ndërkombëtarë. Pra, nëse këto ndryshime behën realitet, kushdo që është përfshirë në afera korruptive apo ka pasur lidhje me regjimin e kaluar, nuk do të jetë më pjesë e politikës dhe vendimmarrjes.
Dekriminalizimi, ja apeli i ambasadorit
Megjithatë, një parashtrim të kësaj natyre dhe që shkon si kërkesë për ndryshime në ligjin e Dekriminalizimit, e bëri këtë të premte edhe ambasadorit britanik në Tiranë, Alaistair King-Smith gjatë një interviste për mediat, kur tha se qytetarët kanë nevojë për kryetar bashkish dhe deputetët të pastër. “Vitin tjetër kemi zgjedhjet lokale dhe më vonë zgjedhjet e përgjithshme. Njerëzit mund të bëjnë një gjë vërtet të rëndësishme. Politikanët mund të bëjnë të njëjtën gjë të rëndësishme.
Njerëzit duhet të kërkojnë që t’i jepet fund krimit dhe korrupsionit. Duhet të kërkojnë që kandidatët e paraqitur në zgjedhje të mos kenë të bëjnë me krimin dhe korrupsionin. Ndërsa partitë politike, sigurisht duhet të marrin masa, dhe kjo është edhe thirrja që ne u drejtojmë atyre, që kur të përzgjedhin kandidatët, të mos kandidojnë ata që janë të përshirë në krim dhe korrupsion, por t’i paraqesin elektoratit individë të pastër”, deklaroi diplomati King-Smith.