Lori Hoxha dhe Vis Bajraktari kanë 6 vite së bashku, por si nisi historia e dashurisë, ku janë takuar ata, këto detaje trashëgimtarja nuk i kishte zbuluar deri më sot.
Në një intervistë për emisionin radiofonik “You & me” në NRG Radio, Lori ka treguar se ajo dhe Visi janë njohur në shkollë, aty ku nisi miqësia e tyre e më pas dashuria.
“Ne kemi bashkë 6 vjet e gjysmë. Jemi njohur në shkollë, nuk ishte dashuri me shikim të parë. U deshëm fillimisht si njerëz, pastaj si romantikë. Unë nuk bëj hapa të parë. E bëri ai. Kur shkova në shkollë për herë të parë, njerëzit mu turrën, kurse Visi më mbrojti. Me hodhi krahun si shok i mirë”, tregoi Lori.
Kujtojmë që çifti po përflitet se do të hedhin hapin drejt martesës këtë verë megjithatë ky lajm nuk është konfirmuar as nga Lori, as nga Visi.