Salianji shkoi në burg. Me vendin gjykate. Ngriti dy gishtat lart, qeshi dhe hyri në polici.
Me pamjen dhe kërrusje andreotiane, një fytyrë e lyrshme prej ciniku, ish-zëdhënësi i Babales ia mbajti për në Fier.
Tubimi dhe lotët për burgosjen e tij për pak sa nuk paralelizuan zhurmuesit e “Rrugës së Shpresës” për Sali Penxheren, aq sa një njeriu normal i lind pyetja: jemi mirë si shoqëri apo jemi kalvësira?
Lotë për Saimir Tahirin, lotë për Salianjin, madje edhe një monolog sentimental në media kombëtare dhe gjithë media që vëzhgon se çfarë po bën Salianji!
E sigurtë është që një dërrasë mangët e kemi, edhe me standardin e një shoqëria tërësisht amorale.