• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, October 13, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Luan Bregasi përlan 90 ha pyll e plazh në bregdetin e Semanit si ….“Investitor strategjik”

March 2, 2023
in Dosja X

Aplikimin e ka bërë në emër të firmës “EB Construction” të djalit të tij Ilir Bregasi, ndërsa si gjoja rivale ka firmën “FI Group”, me ortakë djalin e Luan Bregasit dhe djalin e Irfan Hysenbelliut. Ky projekt vilash e pallatesh të servirur si resort e fermë do jetë 85 milionë Euro, që SPAK duhet të hetojë se ku do t’i gjejë Luan Bregasi dhe nën maskën e tij “Irfani i Tmershëm”, i mbyturi në borxhe bankare e me fajde te trafikantët

Pas pyllit bregdetar të Butrintit, Ksamilit, Kakomesë, Himarës, Karaburunit, Nartës e Parkut liqenor të Drilonit për t’i betonizuar me vila e hotele, kryeministri Edi Rama i është vërsulur dhe pyllit park e plazhit të Semanit në Fier, për t’i dhuruar një sipërfaqe të madhe Luan Bregasit.

Sipas informacionit, me urdhër të Edi Ramës dhe gjoja propozim të ministres së Turizëm-Mjedisit, Mirela Kumbaro, ministria e Financa-Ekonomisë po përgatit heqjen nga fondi pasuri publike, të 90 hektarë pyll, tokë e plazh në “zemër” zonës së Semanit.

Do t’i dhurohet mafiozit Luan Bregasi, i cili është sekser i Edi Ramës dhe ortak i Irfan Hysebelliut, por njëherazi Zv/kryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, kryetar i “Biznes Albania”, Kryetar i Dhomës dhe shkollës profesionale “Zejtaria” në ortakëri me Ministrinë e Financave.

Kjo sipërfaqe 900 mijë m2, Luan Bregasit do t’i jepet me një projekt për resort e fermë agro-blegtorale, kopje e projektit të oligarkut rus Oleg Deripaska, të cilit Edi Rama e Gjiknuri i kanë dhuruar 800 hektarë tokë në bregdetin e Divjakës, por ai ka filluar të ndërtojë vila e pallate me apartamente plazhi.

Edhe Luan Bregasi, mund të ngrejë një resort e mini-fermë agro-blegtoralë pranë lagunave Godulla, Kërnalli e Hauzi në Seman, ndërsa në bregdet, bashkë me “Irfanin e tmerrshëm”, do ndërtojë vila e pallate si në Lalz.

Brenda muajit mars 2023, ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, do paraqesë dosjen në Komitetin e Investimeve Strategjike, ku kryetar është kryeministri Edi Rama, ndërsa anëtar, përveç Belinda Ballukut është edhe Luan Bregasi që do përlajë 90 hektarë pyll, tokë e plazh në Seman.

Bashkia e Fierit ka kërkuar disa herë në qeveri, që vija bregdetare dhe pylli i Semanit me gjatësi 3.5 km e 1.8 km gjerësi, të zhvillohet si zonë turistike natyrore e plazh publik, por kryeministri e ka përfshirë në zonë turistike strategjike me ndërtime betoni.

Një prej atyre që do përlajnë sipërfaqe të madhe është Luan Bregasi, i cili sipas informacionit, ka aplikuar ta marrë falas me kontratë si Investitor Strategjik, bërë në emër të firmës “EB Construction Sh.p.k”, me pronar djalin e tij Ilir Bregasi.

Me skenar mashtrimi si gjoja firmë rivale në garë, është paraqitur firma “FI Group Sh.p.k”, me ortak 50% djalin e Luan Bregasit dhe 50% djalin e Irfan Hysenbelliut, ndërsa zhvillues të sipërfaqes 90 ha, do jenë firma “SARA EL” dhe “Palace Hotel&SPA” e Luan Bregasit.

Investimi për këtë projekt vilash e pallatesh të servirur si gjoja resort e fermë agro-blegtorale, do jetë me vlerë 85 milionë Euro, që SPAK duhet të hetojë se ku do t’i gjejë Luani Bregasi dhe nën maskën e tij “Irfani i Tmerrshëm”, i mbyturi në borxhe bankare e fajde te trafikantët./Pamfleti

Next Post

Të dy të zhytur në korrupsion, si Berisha ndihmoi Metën të vidhte miliona nga afera CEZ-DIA

"Aman se vdiqëm"! Kiara i paska lënë një shije të keqe Ermionës: Për të, ajo dhe Olta janë e njëjta “kategori

Big Brother VIP" në udhëkryq! Pas përjashtimit të Ermionës edhe Sabiani bën kërkesën e papritur

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved