Fatos Lubonja ka komentuar përgjimet e publikuara nga “Bild” ku thotë se kryeministri Edi Rama sipas tij është kapur me “presh në dorë”.
Sipas Lubonjës, përgjimet e publikuara tregojnë se këtu është kapur sistemi i drejtësisë dhe vota e shqiptarëve është blerë masivisht. Ai tha se populli shqiptar nuk e kupton dot situatën se është i papjekur.
“Pashë një deklaratë të Ramës. Është kapur me presh në dorë. Këto janë bomba. Këta nuk kanë ndërmend të bëjnë dialog.
Kjo është kalimi në mjete të tjera politike, ku do na çojnë në luftë apo në diktaturë. Padyshim e lexova. Këtu nuk ka pikë dyshimi më që prokurori është e kapur.
Tani është e kapur plotësisht dhe po vepron si segment i partisë-shtet. Drejtësia më e keqe është drejtësia selektive.
Mendoj që në vazhdën e asaj që thashë më parë: Ky është një rezultat logjik. Rama e ka futur në Presidencë, që Meta të rrinte urtë. Më mirë ta heqë. Të zhvishet gjithçka dhe të marrë të gjithë përgjegjësitë.
Ajo që shoh me shqetësim është se nuk po ka alternativë për dialog, por po shkojmë drejt një ndeshjeje me mjete të tjera. Kuvendi është i shpërndarë. A ka ndonjë peshë? Ai tani s’është asgjë.
E paparashikueshëm është situata. Nuk e di se çfarë do të ishte më e mira në këto momente. Nëse këto përgjime do të merreshin seriozisht janë të mjaftueshme për të dhënë kryeministri dorëheqjen dhe të pastrohen institucionet dhe drejtësia. Ajo që ne jemi të aftë të bëjmë është që të eliminojmë tjetrin. Populli shqiptar nuk është i pjekur. Kjo që po ndodh është shumë e tmerrshme dhe shumë e turpshme”, tha Lubonja.
Por Lubonja nuk kupton se e ka djegur diielli i bllokut dhe pasta e përvëloi ai i Spaëit e se shqiptarët janë shumë herë më të “kuptueshëm” se ai dhe nuk vuajnë nga mllefet, por për drejtësi