Tedi Blushi ka sulmuar ashpër Dash Shehin, pas deklaratave të këtij të fundit kundër Ilir Metës për të cilin tha se “duhet të përballet si burrë në SPAK dhe jo të dilte e t’i sulmonte prokurorët nga protesta“.
“Ne që nuk besojmë te Berisha dhe Meta. E kishim harruar këtë të fundit dhe na doli dje në tribunë. Qëllimi ishte që të hipte atje të thoshte ato ‘Dum Dumanët’, të shante prokurorët që i vijnë vërdallë. Në vend të që të përballet si burrat për atë që kanë bërë ia venë fajin sistemit”, tha Shehi.
Pas kësaj deklaratë Meta ka lëshuar nga zinxhiri zagarin e tij që njehet në publik si “Bibilushi” i cili e ka quajtur Dash Shehin pseudo-opozitar dhe një figurë karagjoze.
“Pseudo-opozitari Dash Shehi, që nuk përfaqëson askënd veç “klubeve të lagjes”, vazhdoi edhe sot në funksion të diversionit brenda opozitës të sulmojë Presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Metën. Kjo figurë karagjoze e “fake opozitës”, që dërgohet nga Edi Rama dhe Lul Basha nga një banak në tjetrin me premtimin për një qyl-mandat, ka marrë përsipër të “legjitimitojë” SPAK-un e Dum-Dumanëve.
Të gjithë kecat e Edi Ramës dhe Lul Bashës bashkë me Dashin e tyre që lufton veç për qyl-mandat dhe qyl-faqore duhet ta kenë të qartë se lufta pakompromis e Ilir Metës me regjimin kriminal nuk ka kthim pas”, thotë Blushi, duke harruar se Metës i ka mbaruar edhe faqorja edhe guximi dhe tani i duhet të shtërgoj rrypin fort për të bërë luftë me drejtësin që të paktën të shpëtoj fëmijët e tij dhe jo veten dhe zarët që e lëpijnë sa herë liron ushkurin.