Nga Artan Hoti
Teksa po kthehesha nga puna dreken e 10 shkurtit u perballa me shitesin e bukes, e kuptova qe nga jashte dyqanit qe ishte I gezuar teksa po fliste me veten perballe nje ekrani televizori te vjeter qe e kishte ngjitur me banakun, sapo u futa ne dyqan dhe u ndeshen shikimet tona menjehere ai shpertheu me nje fytyre qe i ndriçonte, me tha ate qe i thoshte çdo bleresi qe i futej ne dyqan.
“E more vesh?”
“Çfare?” i them
“E arrestuan Veliajn e bashkise! Te thash qe SPAK ste fal, sduan tia dine per askend ata, jane amerikanet dhe europianet nga mbrapa” perfundoj si me nje revolte te nje njeriu qe nuk e besonte askush per parashikimin plot shprese qe kishte bere dhe sot ishte kthyer permbyse gjithçka mendohej si e pamundur duke u bere e mundur me profecine e vete te realizohet.
Altini i Sanijes, siç e therrasin banoret e vjeter te lagjes, eshte nje mesoburr ku te vetmet institucione per te cilat ka besim jane ambasadat e huaja.
Nga hera e fundit kur me percolli lajmin e arrestimit te zyrtarit me te larte te arrestuar ne Shqiperi ndonjehere, te Ilir Metes, kete here ishte edhe me i ekzaltuar, me gjase sepse miqte e vete ne lagje e ngacmonin deri tani se pertej se jane arrestuar me dhjetra ministra dhe kryetar bashkise nga partia qe qeverise vendin se SPAK ishte KAPS dhe ajo drejtohej nga Partia Socialiste ose Edi Rama duke pasur qellim te arrestonte vetem opozitaret, tani ai mund tu thoshte atyre plot krenari se sistemi i drejtesise nuk ben dallime mbi pushtetaret e nivelit te larte qe heton dhe dergon per gjykim pasi ka mbledhur prova ku jane shkelur ligjet e republikes.
Ishte aq i ekzaltuar sa i kerciste monedhat qe morri me te madhe pa i pare mire se çfare vlere kishin duke ngaterruar kusurin, me ktheu me shume para por per ate pak rendesi kishte kjo sot.
Këtë herë teksa më përcolli këtë lajm shitësi i bukës do të jetë habitur me sjelljen time, pasi, përtej faktit që i thashë “urimet” e zakonshme për dërgimin në Gjykatë të një zyrtari tjetër të lartë – sepse kjo është një arritje për konsolidimin e institucioneve të pavarura dhe besimin që sistemi i drejtësisë ka në shoqëri si i pavarur – unë nga ana tjetër u largova me një ndjenjë gati trishtimi, kjo jo vetëm sepse e kam njohur personalisht Erion Veliajn si një djalë të ri që ëndërronte përmes politikës të ndryshonte vendin që atëherë kur ishim 20 vjeç e pak kur ishim tek MJAFT-i, një vend që ishte shumë më ndryshe për nga niveli i pisllekut si metaforikisht ashtu edhe në kuptimin e fjalëpërfjalshëm por edhe sepse sot kur Erioni po shkon për gjykim pas gati 10 vjetësh administrimi të Tiranës, ku ai mund ta humbasë ose jo betejën ligjore që po nis ndaj tij Altini nuk bëri asnjë dallim mes Berishës dhe Metës, vërtet është në një betejë juridike tashmë por ndryshe nga ata betejën politike e ka fituar duke e transformuar Tiranën në një qytet me infrastrukturë dhe vizion zhvillimi që nuk ka asgjë për të pasur zili nga qytetet e tjera në Europë, ka lënë një punë mbrapa dhe kjo ndjej se do të sfumohet. Veliaj nuk do të kujtohet vetëm për akuzat e SPAK por edhe për betejën e vetë politike me Tiranën këto 10 vite.
E ndjej ta them kete pasi kur dola nga dyqani i Altinit, aty ne autobusin e transportit publik te Tiranes, hapa rrjetet sociale dhe aty u ballafaqova me nje ndjesi qe disa po shprehnin per Veliajn, ate te mllefit dhe te perceptimit se po iken nga Tirana personi qe e ka demtuar qytetin, kjo nuk eshte aspak e vertete dhe kete mund ta deshmojme te gjithe qe kemi pare prones sone ti rritet vlera, teksa jashte ka ikur pislliku i zvendesuar me ngjyren jeshile dhe zhurma e makinave me ate te borise se biçikletave, ku gjuha shqipe degjohet gjithnje e me pak ne rruget e mbushura me turiste qe habiten me infrastrukturen qe tashme gjen ne nje Tirane qe rritet jo ne kaos, sigurisht shume nga komentuesit anonim jane anetar te PD-se se Berishes qe kane si profesion shpifjen dhe rritjen e gjuhes se urrejtjes ne rrjet, per mua eshte e kuptueshme te kete pakenaqesi personale ndaj nje personi qe akuzohet se mund te kete perfituar personalisht nga abuzimi me detyren por a eshte vetem kaq historia e personalitetit politik te Veliajt kete dekade?
A nuk ishte po ky Veliaj qe me rritjen e buxhetit te Tiranes solli parqe per te rinjte sa asnjehere me pare, solli kopshte dhe çerdhe sa asnjehere me pare per familjet e reja, solli shkolla dhe gjimnaze dinjitoze me infrastrukture qe ngjason me ato ne Nju Jork dhe jo ne Ballkan, keto qe tashme ka arritur qyteti i Tiranes sone nuk ishin normaliteti por thyerja qe solli ne kete mjedis po ky njeri qe akuzohet se ka perfituar personalisht me dhenien e lejeve te ndertimit tek nje mik duke e favorizuar ilegalisht. Veliaj mund ta humbasi betejen me drejtesine por betejen politike me historine duket se e ka fituar, jo vetem sepse teksa hetimi kishte prekur ate personalisht asnjehere nuk pranoj te hidhte balte ndaj institucioneve te pavarura te drejtesise qe po e hetonin duke i sabotuar por kryesisht sepse perpjekja prej nje dekade per te transformuar Tiranen nga nje qytet qe kujtonte lagjet informale ne Bangladesh eshte nje realitet qe nuk mund ta shmangim dot kur gjykojme trashegimin politike qe eshte duke lene mbrapa kryetari i bashkise.
Ekipi qe solli kete realitet ne Tirane nuk meriton balten qe po merr ne rrjete sociale puna e bere keto 10 vite ne Tirane, puna e tyre nuk mund te shuhet per shkak te nje akti pasi ne e shikojme perdite teksa jetojme ne kete qytet, akti individual i korrupsionit qe dyshohet se eshte kryer do te hetohet dhe gjykohet ne Gjykate ku do te jepet denimi individual, por kjo nuk hedh poshte miliona akte te tjera ne drejtimin e duhur qe jane kryer gjate kesaj kohe, kjo do ishte e padrejte.
Mund te ndodhi qe te fitosh betejen politike por te humbasesh ate juridike, edhe kjo e para perforcohet kur ti ke sjelle kushtet per ngritjen e nje sistemi te pavarur drejtesie te afte per te prodhuar kete te dyten ne kurrizin tende, Veliaj vlen te kujtohet sot jo vetem per akuzat qe organi i hetimit ka dorezuar te organi i gjykimit por edhe sepse nga partia e vet dhe me mbeshtetjen e fuqise politike qe ai kishte gjatë kohës së qeverisjes se Edi Rames është bërë kalimi i vështirë nga koha pa drejtësi në atë ku u lejua të lindte një drejtësi e pavarur.
Tashmë nuk ka më kthim mbrapa siç në fillim kuptuan pak si Altini por sot po kuptojmë të gjithë, se asgjë dhe asnjë interes pakice nuk mund të ndalë sundimin e ligjit në vend pas ndryshimeve kushtetuese nga shumica parlamentare në këtë periudhë. Çdo fuqi që tenton të mbledhë pushtet për të abuzuar ilegalisht kundër interesave të shumicës do të identifikohet dhe ndëshkohet nga drejtësia e pavarur, të gjithë qytetarët sot janë të barabartë përballë ligjit dhe ndëshkohen kur e shkelin atë.
U krijua sot infrastruktura që kjo të ndodhte dhe me dorën e Ramës nuk është më as në dorën e Ramës për ta ndaluar apo sabotuar atë që të funksionojë. Përtej se dikush mund të humbasi betejën me drejtësine për mëkate individuale sot ne si shoqeri po dëshmojmë se vendi po shkon në drejtimin e duhur përtej nëse disa duam ritme më të shpejta apo kemi qasje te ndryshme mbi politika menaxhimi të pamjes së vogël, por ne shqiptarët edhe nëse nuk e votojmë PS e kuptojnë/dallojmë kalimin nga gjendja përpara Ramës në një gjendje ku ne jemi prag anëtarësimit me BE që pritet të ndodhë brenda këtij 5-vjeçari, pasi në këtë vend tashmë edhe nëse je krytar bashkie me sukses siç ishte Erion Veliaj mund të akuzohesh edhe për shkeljen më të vogël të ligjit.
Brezat nesër do të kujtojnë Ramën si njeriun që krijoi grushtin e heshtur të shtetit ndaj korrupsionit, duke e kthyer Shqipërinë në një vend modern, të ngjashëm me vendet e tjera të Europës Perëndimore ku ekziston drejtesia e pavarur mbi palet.
Rama humbi Veliajn por ka fituar shqiptarët si aleat të “grushtit te shtetit” që ka nisur, në një vend ku pushteti ndoshta kishte korrupsionin si oksigjen për të mbijetuar politikisht, pa llogaritur kosto përballë synimit final që është transformimi I vendit tonë në një vend si gjithë Europa, sot nuk është dita për të kritikuar Partinë Socialiste por për ti dhënë oksigjen përpjekjes që po jep per të mbytur dhe asfiksuar korrupsionin.