Raportet e detajuara nga SHBA dhe NATO-s për planet për Ukrainën përfunduan në rrjetet sociale, Twitter dhe Telegram.
Sipas analistëve ushtarakë, të dhënat janë modifikuar në disa pjesë nga versioni origjinal duke rritur vlerësimet amerikane për të vdekurit e luftës në Ukrainë dhe duke rishikuar në rënie ato të viktimave të Rusisë.
Analistët theksojnë se rrjedhja e rë dhënave është një përpjekje e Moskës për dezinformim. Ky është një dëm mjaft i madh për inteligjencën Perëndimore.
Në fakt, dokumentet e publikuara detajonin dërgesat e radhës të armëve, planet strategjike dhe gjendjen e trupave dhe batalioneve.
Ndërkohë, presidenti kinez Xi thotë se është në dispozicion për të telefonuar Zelensky, por Moska përsërit se aktualisht nuk ka perspektiva për një zgjidhje paqësore.