Janë zhvilluar ndeshjet e para të eleminatoreve Euro 2024 të grupit E ku ndodhet Shqipëria.
Çekia ka fituar në shtëpi përballë Polonisë 3-1. Deri diku jashtë parashikimeve, për skuadrën çeke ky takim rezultoi më i thjeshtë se sa në letër, pasi që në pjesën e pare ata e panë veten në avantazhin e dy golave, për të vulosur me golin e tretë në pjesën e dytë. Ndërkohë në përfundim të ndeshjes goli i Polonisë ishte thjeshtë për statistikë dhe nuk mund të ndryshonte asgjë në këtë debutim me humbje të trajnerit të tyre të ri Fernando Santos.
Sa i përket ndeshjeve të tjera të grupit E ku ndodhen edhe kuqezinjë u luajt ditën e premte edhe çiftë tjetër mes dy skuadrave që konsiderohen në letër të paktën më të dobtat e grupit, Moldavi-Ishujt Faroe, një ndeshje e cila përfundoi në shifrat 1-1.
Me këto rezultate të para Çekia udhëheq grupin me 3 pikë të plota e ndjekur me nga një pike nga Moldavia dhe Ishujt Faroe, ndërkaq në vendin e fundit me 0 pikë ndodhet Polonia me një golavarazh 3-1 nga takimi i sotëm. Po me zero pikë është edhe Shqipëria, që eliminatoret e saj do t’i nisë nga Varshava ditën e hënë më 27 mars përballë vendasve polakë.
Në të njëjtën ditë, po më 27 mars do të luajë edhe Çekia me Ishujt Faroe në transfertë, një ndeshje e thjeshtë për ta nisur nga ajo ç’ka tregoi sot por edhe nga niveli i dy skuadrave pasi ishullorët janë edhe skuadra më e dobët e grupit në bazë të statistikave.