Luiza Gega kap normën e Botërorit të 2023-it, në garën e “Diamond League”
Kampionia në fuqi e Europës, në Bruksel shënoi kohën 9.14.41, duke qenë mes atleteve më të mira të Botës, ndërsa para saj vetëm afrikanet.
Norma e Botëtorit dhe Olimpiadës është 9.23.00, ndërkohë që Luiza është shumë poshtë kësaj kohe dhe pretendon të ulë edhe më shumë rezultatin e saj personal.
Vetëm pak ditë më parë, Gega nderoi Shqipërinë me paraqitjen fantastike në kampionatin Europian që u zhvillua në Mynih.