Luiz Ejlli, vijon që të jetë në qendër të vëmendjes së publikut dhe të komentohet pafund. Ai edhe pse është mjaft i angazhuar me projekte të ndryshme, herë pas here gjen pak kohë që të hyjë live në “Instagram” për të bashkëbiseduar me ndjekësit e tij.
E kështu ka bërë edhe së fundmi. Gjatë kësaj bisede virtuale me fansat, disa i kanë kujtuar faktin se është duke humbur ndjekës në rrjetet sociale. Lidhur me këtë, këngëtari i njohur u shpreh ‘se nuk e ka aspak problem’.
Madje Luizi i ftoi ata që kanë ndonjë gjë për t’i thënë, “t’i dalin përballë e t’i tregojnë se çfarë ju ka bërë ai ose Kiara”.
“E di ça kam kuptuar se është pjesa më e bukur e këtij Instagram-i? Që mundet me e pas gjithkush, mundet me e përdor gjithkush, mundet me shkruar gjithkush, edhe fshihet e ke parasysh? Kur nominonim brenda, ju thosha unë ‘jeni lepuj, jeni frikacakë, jeni legena’, kështu ka shumë këtu për hir të së vërtetës.
Shtrihet njëri aty dhe ja fut një koment kot, thotë ‘leni Kiarën, leni Luizin, leni atë’, kot, me mendjen e tij po i prishi ditën. Po janë legena, po ka shumë. Zero do më shkojë Instagram-i, e di, nuk e kam problem hiç. Unë e di se ato njerëz që do rrinë, janë ato që më duan tamam.
Kjo është e rëndësishme. Këtu janë të gjithë të lirë me bërë follow ose jo, por ama e di se nëse rrinë 10 veta, ata më duan me shpirt. Kështu që nuk e kam hiç problem se ikin se vijnë, është e drejta e tyre. Por e di shumë mirë se e kam një grup goxha të madh që më duan pa hile, pa interes dhe nuk duan me më parë keq.
Për sa kohë i kam ata njerëz, nuk mërzitem. Unë këtu jam, këtu më kanë, si me Instagram, si pa Instagram, me Kiarën. Pushka top ju bëftë, në paçin këllqe të vijnë ballë për ballë si burrat, të thonë çfarë të duan. Kaq.
Anash, me pas shpine, me profile false, me kështu, nuk merrem hiç me atë pjesë. Hajde si burrë, më dil para e thuaj ça ke, ça të kam bërë unë apo Kiara. Se njerëz jemi, edhe mund të kem bërë diçka. Nuk kam thënë kam qenë i kulluar, nuk kam thënë ndonjëherë se kam ndjenjë mes 4 muresh gjithë kohën. Kam pasur një jetë, siç e kemi pasur të gjithë”, u shpreh Luizi.