Presidenti Like, në vazhdim të serisë numër 25 të telenovelës “13 tetori apo 30 qershori”, ka vazhduar sofistikimin e përsiatjeve filozofoke të tipit maocedunian. “Që të kapësh majën e malit duhet të kalosh te kodra dhe po s’kape kodrën nuk kap dot majën e malit” deklaroi Like presidenti në konferencën e tij për shtyp.
Presidenti shqiptar po flet si “kodra pas bregut”, duke broçkollitur idiotësi që as lopët si kafshë riprtypëse nuk mund ti tresin.
Sërish gjendja e tij ishte e rënduar dhe paraqiste kapsallitje sysh dhe rrethrrotullim të kokës mbi qafë, duke kërkuar të qartësonte trurin e rënduar nga netët e gjata pa gjumë.
I shqetësuar për shkarkimin dhe më pas arrestimin pse jo dhe sekuestrime pasurish nga SPAK, presidenti Like këkrkon me çdo kusht ti imponohet tregut politik për 13 tetorin. I ngelur me Tim mobilierin, Nard Ndokën dhe Fat Mediun në aleancë për zgjedhjet e 13 tetorit, Like presidenti rrëmon i paepur në betonarmenë që i kanë ngritur partitë gjigande për mospranimin e ofertës së tij.
I braktisur në luftën e tij antiimperialiste, antieuropianiste edhe nga aleati i tij tradicional, Sali Berisha, Likja kërkon dëshpërimisht një rrugëdalje. Rrugëdalja e vetme erdhi këtë të enjte. Presidenti Like do i drejtohet varrit të Ramiz Alisë me një tufë lulesh dhe do thërasë mediat ndërkombëtare. Më në fund e gjeti zgjidhjen, një qokë te varri i ish presidentit komunist nën tingujt e këngës “lule like lule djali”.