Kreu i PD-së Lulzim Basha, në një konferencë për media, është shprehur se të hënën do të depozitojnë në Kuvend një amendament të buxhetit, ku do të kërkojnë rialokimin e 50 milionë eurove ndihmë ushtarake për Kosovën.
“Ka qenë një javë intensive, me zhvillime që kanë kapluar tv, por zhvillime të thera më të rëndësishme kanë mbetur pa u sqaruar. Nga këto do të veçoja 3.
Gjatë javës që po lëmë pas, është përvijuar dhe më qartë kërcenim që paraqitet paqes dhe stabilitetit në rajon nga revanshizmi i Serbisë në dogmën e botës serbe. Hap i fundit mbetet sulmi në Banjskë, akoma i pa hetuar, por ajo që po vlon në Beograd, sipas deklaratave të lidershipit serb, është armatosja e Serbisë për një revansh në Kosovë. Partnerët tanë strategjikë i kanë bërë të qarta qëndrimet e tyre.
Ndërkohë në Tiranë nuk dëgjon gjë tjetër veçse kukuvajkat te kryeministria. Asgjë për interesin kombëtar, dhe kjo është simptomë e një klase politike të shkëputur nga interesi kombëtar.
Opozita ka në dorë jo thjesht të tregojë me gisht plagën, të vërë para përgjegjësisë shkaktarin e kësaj plage, por të kërkojë hapa aktiv.
Të hënë PD do të depozitojë në Kuvend një amendament të buxhetit që u kalua në 7 minuta, ku do të kërkojë rialokimin, e 5 miliardëve të reja ndihmë ushtarake për Kosovën”, tha Basha.
Kjo thirrje prej idioti politik tregon edhe njëherë gjëndjen e opozitës shqiptare që akoma drejtohet nga delirantë dhe mashtruesa që hedhin në erë besimin e qytetarve, tek ajo pjesë e PD që ka mbetur në letra. Lulzimi duhet të dijë minimumi se ndihmat ushtarak nga një vend i NATOS për vende jo antare miratohen nga sekretariati i Aleancës dhe jo nga lloqet e pesë ushtarëve të Lulit.
Dhe dyta Albini siç deklaroi edhe dje në DAVOS, po shkon nga fitorja në fitore duke e kthyer Kosovën 20 vjet mbrapa dhe lehjet e Bashës për rrezik lufte, janë arma me barutë të lagur që përdor Kurti, për të trembur dikë por që nuk frikson askënd, deri kur Nato dhe KFOR të mbrojnë kufinjtë Kosovës. /Ekskluzive.al