Mashtruesi i SHQUP-it ditën e djeshme ka prezantuar programin qeverisës për pronat, ku Lulzim Basha e nisi me një ndjesë publike ndaj të gjithë pronarëve për vendimet e vonuara të PD dhe problemet me pronat.
Por këtu Basha që premton gjithçka pa u skuqur dhe zverdhur, shtoi se pas 25 Prillit, ndjesën për problemet e pazgjidhura do ta kthejnë në angazhime konkrete përmes një kuadrit të ri ligjor.
Pas kësaj deklarate i menjëhershëm ka qenë reagimi i ish anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD Edvin Kulluri, i cili e quan shprehje idiote ndjesën e Bashës në emër të PD. Ndërkaq ai komenton dhe planin e PD, me të cilin thotë se opozita po vazhdon të njëjtën rrugë të gabimeve në 13 vite qeverisje jo duke mohuar me ligj njohjen dhe kthimin e pronave të lira por duke marrë prapë në dorë qeveria të drejten e shpërndarjes së pronave me “agjensinë e vjedhjes së pronave”!
“E ndërkohë në krahun tjetër, partia më e madhe e opozitës jo vetëm që këtë çështja nuk e ka zgjidhur sa dhe si duhet, por vazhdon të njëjtën rrugë të gabimeve në 13 vite qeverisje jo duke mohuar me ligj njohjen dhe kthimin e pronave të lira por duke marrë prapë në dorë qeveria të drejten e shpërndarjes së pronave me “agjensinë e vjedhjes së pronave”!
Një qasje etatiste që e vë qeverine në rolin e “pronarit” dhe jo gjykatën si dhënëse të të drejtës! E ndërkohe i këput dhe një shprehje idiote “kerkoj falje në emër te PD”, pa thënë se për çfarë kërkon falje dhe pse duhet të kerkojë falje!
Pra “na falni po do e bëjme prapë”, per sa kohë në krah te kryetarit te PD dhe qeverine Rama- Basha kishte ish drejtues qe kane abuzuar me pronat e shqiptareve! E ne fakt, falje duhet te kerkoje per “pallatin qe ndertoi mbi uje” ne Vlore e jo duke marre rolin e pronarit qeveria imagjinare e tij dhe administratoret te jene ata qe qe kane tjetersuar prona apo kthyer sipas qejfeve korruptive”, tha ai.
Pse ceshtja e pronave nuk zgjidhet dot nga PS dhe leaderishipi i PD!
Para 1 jave Gjykata Kushtetuese rrezoi disa nene te Ligjit per Trajtimin e Pronave te cilat cenon ne menyre flagrante te drejten natyrore te prones! Dhe sic pritet, do rrezoje ato parashikime ligjore si ne Ligjin per Investime Strategjike qe ne menyre anti-Kushtetuese cenojne ne menyre brutale kete te drejte duke i dhene te drejte “oligarkeve” ekonomik dhe politik te grabisin pronat e shqiptareve ne emer “te zhvillimit”!
Dhe kjo behet hapur e diten me diell nga ish Partia e Punes prej se ciles te djathtet nuk presin gje!
E nderkohe ne krahun tjeter, partia me e madhe e opozites jo vetem qe kete ceshtja nuk e ka zgjidhur sa dhe si duhet, por vazhdon te njejten rruge te gabimeve ne 13 vite qeverisje jo duke mohuar me ligj njohjen dhe kthimin e pronave te lira por duke marre prape ne dore qeveria te drejten e shperndarjes se pronave me “agjensine e vjedhjes se pronave”!
Nje qasje vertete e djathte duhet te njohe me ligj te drejten kushtetuese te trashegimise se prones e ti kaloje gjykatave kompetencen qe i takon per te garantuar kete te drejte. Ndersa rolin e qeverise t’ja lere ish komunisteve te PS! Parti e djathte me mentalitet etatist te majte nuk ka dhe s’mund te kete! Dhe aq me teper te votohet nga ata qe jane trashegimtare te 42 mije dosjeve qe zvarriten ne Komisionin e Trajtimit te Pronave prej 20 vitesh a me shume!