Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kthyer mbrapsht listat Partisë Demokratike, pasi Lulzim Basha ka çuar më shumë emra se ligjërisht i lejohet për çdo qark.
Siç mësohet, KQZ, i ka kërkuar selisë blu të respektojë ligjin, ku për çdo qark të japë një listë që i përshtatet numrit të mandateve që ka ajo zonë zgjedhore.
Pak kohë më parë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpërndarë edhe një qarkore ku bën të ditur se si duhet përpiluar lista përkatëse.
Por Basha, siç duket e ka bërë këtë truk, thjesht për të mbajtur debatin publik deri në mesnatë, që të mos agravojë përplasjen brenda PD-së.
Siç mësohet, në kryesinë e PD-së ka pasur debate, ku i kanë kujtuar Bashës, premtimin e tij të vitit 2017, ku kandidatët për deputetë do të zgjidhen me parimin një anëtar një votë.
E pikërisht për të shmangur këtë anomaly, Basha ka çuar në KQZ një listë më të madhe se ajo qëe ligjërisht i takon, që të mos ushqejë polemikat në panelet televizive.
Megjithatë, nesër gjithçka do të bëhet publike, pasi listat e deputetëve do të jenë zyrtare. (TemA)