Në një letër që i është dërguar dikur ish ambasadorit amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, një kopje e së cilës u ka shkuar edhe një numri zyrtarësh të lartë të Departamentit të Shtetit dhe FBI-së, shqiptaro-amerikani Geri Kokalari kishte kërkuar përgjigje zyrtare, për dokumentin e publikuar nga mediat , ku emëri i ish-ministrit të Jashtëm e të Brendshëm të vendit, kur ka kryer një blerje pronësie figuron i paraqitur para noterit me një pasaportë amerikane të pashpjegueshme. Dokumenti është zyrtar nga Kadastra Shtetërore e Holandës.
Denoncuesi ka mundur të sigurojë një kopje të dërgesës që ka shkuar në zyrat e ambasadorit amerikan në Tiranë të asaj kohe dhe zyrtarëve të lartë në Uashington. Aty thuhet mes të tjerash:
“Linku bashkëngjitur (i përkthyer edhe në anglisht) është i një artikulli në gazetën shqiptare ‘Shekulli’, dhe përmban mes të tjerash një kontratë ku shtetasi shqiptar Lulzim Basha prezantohet para një noteri për blerje shtëpie në Holandë si “mbajtës i një pasaporte amerikane”. Jeni ju në dijeni që Basha të ketë një pasaportë amerikane? Nëse po, si e ka marrë këtë pasaportë? Nëse jo, atëherë ai ka kryer një mashtrim dhe ju keni detyrimin të raportoni këtë mashtrim tek autoritetet kompetente në Holandë, dhe ajo që është më e rëndësishmja, publiku shqiptar duhet të marrë përgjigje për këtë falsifikim, veçanërisht në rrethana të tilla. Bashkëngjitur është një kopje e dokumentit të përdorur nga Basha për të kryer një blerje shtëpie. Aty ai është referuar me “”amerikan pasport 0160138”
Publiku pret përgjigje për dokumentin e Kontratës së Utrechtit.Faksimile e kontrates se blerjes se shtepise nga Lulzim Basha
Lulëzim Basha, u dyshu si falsifikator për përdorimin e një pasaporte jo të rregullt amerikane në vitin 2001 në Holandë. Sipas dokumentit noterial holandez, me të cilin ai ka blerë shtëpi në Utret të Holandës në vitin 2001, Basha është paraqitur para noterit me “amerikann pasport 0160138″. Nga një hetim i shpejtë i numrave të pasaportave amerikane rezulton se ato janë me 9 numra dhe jo me 7 numra. Ambasada Amerikane në Tiranë i tha dje një gazetari të interesuar se nuk shprehet për këtë rast. Po ashtu nuk shprehet për këtë rast dhe vetë Lulëzim Basha, i cili po përballet me një sërë mashtrimesh që ka bërë me deklarimin e pasurisë së tij dhe rrethanat në të cilat e ka vënë këtë pasuri në Holandë.
Për të marrë shtetësinë amerikane, që sipas këtij dokumenti Basha e ka, duhet të plotësosh këto kushte:
1) Lotaria Amerikane: Po ajo jepet vetëm pas 4 vjetësh dhe duke jetuar në Amerikë. Basha nuk e plotëson dot këtë kusht;
2) Azili Politik: Persekutim nga një forcë qeveritare në vendin tënd (Ndoshta Basha ka qenë i persekutuar në kohën e Fatos Nanos!)
3) Pjesëmarrje në Shërbimin Ushtarak USA (Ndoshta Basha ka qenë ushtar në Irak apo Afganistan),
4) Anëtarësia në organet e CIA ose FBI (as këtë nuk e vërtetojmë dot) dhe e fundit:
5) Si pasardhës i prindërve amerikane (mjafton edhe njeri vetëm, p.sh., babai mund të jetë amerikan…)
Por a mashtroi Basha që njihe edhe si një mik i ngushtë i grupeve kryesore të falsifikimit në zonën e Rrugës së Kavajës të cilët prodhuan me mijëra certifikata të falsifikuara për t’i dhënë fitoren Bashës si deputet në njësin Nr 7 pikrisht në fushën e aviacionit, ku nuk mungoi edhe kërcënimet nga Shullazi i stafit të kandidatit socialist të atëhershëm. Basha zanatin e falsifikatorit vazhdon ta ushtroi akoma akoma, por përse nuk u dha kurrë përgjigjie për pasaportën amerikane që nëse do i gjendej një qytetari duke bërë blerje dhe shitje me anë të mashtrimit të identitetit pasojat do të ishin të rënda. Por natyrish që noteri holandez e ka gjetur justifikimin se gjoja është përdorur gabimisht në fotokopje e një vize amerikane në një pasaport shqiptare. Ja deklarimi i noterit holandez Ritzo Jacob Holtman:
Lulzim Basha nuk ka pasur pasaporte amerikane kur ka kryer veprimet noteriale në zyrën e tij, por pasaportë shqiptare.
Nëpërmjet një deklarate të tij, të shpërndarë për mediat shqiptare, Noterit holandez Ritzo Jacob Holtman, ka bërë të ditur se, “më datë 21 dhjetor 2001, përpara meje Ritzo Jacob Holtman, noter i të drejtës civile, në Mbretërinë e Vendeve të Ulëta (Holandë) u paraqit për hartimin/ekzekutimin e një kontrate shit-blerje dhe transferimi pasurie të patundshme, Zoti Basha, lindur më 12 qershor 1974, në Tiranë, (Shqipëri), për identitetin e të cilit u sigurova nga pasaporta shqiptare me numër identifikimi 0160138 e dorëzuar në praninë time”.
Duke u ndalur më pas te keqkuptimi, noterit holandez Ritzo Jacob Holtman, ka sqaruar se ka qenë një gabim i zyrës së tij. Ai pranon se zyra e tij i është referuar një faqeje të pasaportës shqiptare të z. Basha, ku gjendej një vize amerikane.
Humor hollandez apo tallje, ku noteri nuk kupton se çfarë është viza dhe çfarë është
pasaporta?! / Ekskluzive.al