Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është shfaqur si kryeprokuror këtë të shtunë, nga selia e PD-së.
Ai ka mbajtur një konferencë për shtyp, duke pasur në krah 4 deputetë të PD-së, Flamur Noka, Edi Paloka, Enkelejd Alibeaj dhe Aldo Bumçi, anëtarë të Komisionit Hetimor për Saimir Tahirin.
Basha ka folur si kryeprokuror gjatë konferencës, duke thënë se ata do të hetojnë përfshirjen e Tahirit në trafikun e drogës.
Ai ndërkohë ka komentuar edhe arrestimin e kryebashkiakut demokrat të Lezhës, Fran Frrokaj.
Basha tha se kërkon hetime transparente dhe që drejtësia të mos jetë selective dhe të godasë vetëm opozitën.
Kreu i PD-së kërkoi hetime edhe për kryebashkiakët e PS-së.(TemA)