Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Endira Bushati, kërkon nga kryetari i kësaj partie, Lulzim Basha, një reagim zyrtar për skandalin Salianji- G. D.
Postimi i plotë i Endira Bushatit:
Nesër ka Kuvend…
Imagjinoj talljen e Ramës me “Listën Basha”….
Me kë të merret Rama më parë…????
Me Listën e Beratit?????….. ku 2 zonja me të njëjtën letër dorëheqjeje i lëshuan vendin një biznesmeni…
Me siguri do t’i çojë “mikut të vet artist” të fala nga Arben Ndoka…
Lulzim Basha tha që dorëheqja e zonjave ishte çështje vullneti të lirë….
Çfarë talljeje!!!
Po pse nuk iu lut të paktën njërës që të pranonte….siç iu lut atij të Vlorës 6 muaj rresht….
Çështje private…mund të thotë dhe për deputetët e tij, në qendër të një skandali rozë për të cilin flasin të gjithë…
Si ka mundësi që 2 ditë rresht ka vetëm heshtje????!!!!!
As dhe një “version zyrtar” nga ata që nuk e beson njeri, s’mund t’i bindë ta japin????
Apo skandali është i fabrikuar nga Rama për të tërhequr vëmendjen nga kanabisi, koncesionet, Tahiri….????
A nuk pret elektorati i PDsë një qëndrim publik për këtë??? Qoftë dhe të gënjeshtërt????
Apo Basha u lodh u këput me një status në facebook për sjelljen fashiste të Ramës sot me pedagogët e UT????
Po atë ligjin për arsimin e lartë sikur kishte thënë do ta çonte në Gjykatë Kushtetuese, apo jo????
Po ata 3 deputetët që votuan Ruçin a do të flasin nesër në Kuvend????
Imagjinoj sikletin e atyre pak deputetëve demokratë që do të duhen të bëjnë detyrën nesër në Kuvend….
Vendi në duar të një fashisti dhe pa opozitë….