Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka komentuar aktivitetin e Lulzim Bashës sot me Lidhjen e Gruas Demokrate pranë një lokali tek RTSH-ja.
Hoxha shkruan se takimi është zhvilluar një rrugicë para shtëpisë së Berishës dhe disa metra larg zyrës që ky i fundit ka te një qendër tregtare. Sipas Artan Hoxhës “të shkosh të bësh takim me gra, para hundës se Marshallit dhe Myftarit, qe nuk ke lenë gjë pa u thëne dhe të pretendosh se do të presin me “pekule”, ti qofsh!!!!”
“Vallahi guxim i marrë më duket!! Vetëm ne i ka dhëne garanci Garda e Republikës, se nuk do i preket asnjë qime floku, si me 8 janar te SHQUP-i?”, shkruan Hoxha
Eh ç’i ka pjellë belaja Lulit?!!
Prapë në rrethim mbeti. Nuk e di si do dalë nga lokali te RTSH-ja, sepse e kanë mbërthyer mirë në rrethim, gratë dhe të rinjtë demokrate të Foltores, si dhe ca tipa të organizatës B9…
Nuk e di kush ia ka dhëne këte idenë, që të bej takim me gra, ngjitur me Rrugën “Mustafa Matohiti”, apo si njihet ndryshe Rrugica e Salës dhe përpara qendrës tregetare, ku Marshalli ka zyrën në katin e 13-të.