Anisa Kostani, nënkomisarja tashmë e famshme mediatikisht, është kthyer sërish në qendër të vëmendjes.
Pas “serialit” me shkarkimin e saj nga detyra për deklaratën fyese që lëshoi ndaj gazetarëve, e më pas rikthimit në postin e saj, tashmë ka tërhequr vëmendje një deklaratë.
Së fundmi nënkomisaren e kanë pyetur “A je e virgjër?”, në një seksion “pyetje-përgjigje” në Instagram.
“Sigurisht që po! Si mund ta çoni në mend njëherë, duke ditur që unë jam e pamartuar!”, shkruan Anisa Kostani.
Kostani pezullua nga detyra dy muaj më parë pasi fyeu gazetarët, që sipas saj janë të degjeneruar. Masa e pezullimit u mor nga ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano pas disa shkrimeve që oficerja e policisë kishte bërë në rrjetin social Instagram, ku quante gazetarët të degjeneruar madje në një farë mënyrë i ka kërcënuar mediat duke i thënë “do përfundoni nën rrota”.
Por një muaj më parë Kostani u rikthye sërish në detyrën qe ajo ka mbajtur para se ndaj saj të merrej masa e pezullimit.