Besnik Mustafaj i cili ishte një nga anëtarët e komisionit për përzgjedhjen e kandidatëve në PD, ka komentuar rikthimin e Eduard Halimit në Partinë Demokratike.
Përmes një postimi në rrjetet sociale ai ka shkruar se lajmin e ka marrë vesh përmes mediave.
Mustafaj ka dhënë se ky është një lajm i mirë pasi sipas tij, Halimi është një ndër juristët më të mirë që ka Shqipëria.
Më tej, ai zbuloi se Eduard Halimi është juristi që ka ndihmuar Bechetti-n të fitonte gjyqin me Edi Ramën, pas mbylljes së televizionit të tij.
Postimi i plotë:
Nga mediat sapo mesova se Eduard Halimi eshte rikthyer ne strukturat politike te Partise Demokratike duke marre madje nje pergjegjesi te rendesishme. Per mua si demokrat, bashkudhetar i PD-së qysh diten e themelimit te saj, ky lajm eshte shume i gezueshem lidhur me fushaten zgjedhore qe po fillon. Eduard Halimin e njoh mire. Ka shume cilesi qe vleresoj ne personalitetin e tij.
Eshte pa dyshim nje nga juristet me te mire qe ka Shqiperia sot. Nje nga betejat e medha, ku ka spikatur, eshte pjesemarrja ne grupin nderkombetar te avokateve te Bechetti – t në betejen ligjore kunder Edi Rames, beteje qe u fitua, siç dihet, nga klienti i tij.
Por nuk eshte rasti ketu te bej biografine e tij. Pare vetem ne lidhje me fushaten zgjedhore, do te theksoja se Eduard Halimi ka nje aftesi, qe rralle jurist e ka, per te synuar piken e ekuilibrit, ku takohet jurispridenca me politiken. Me duket me rendesi te madhe kjo qe po them.
Gjate pervojes time në politikë kam njohur shume juriste te afte në vetvete, te cilet e mbivleresonin dijen juridike duke perçmuar dijen politike ne procesin e ndertimit te shtetit ligjor. Kjo do te thote ta shohesh shtetberjen si çeshtje te teknikes legjislative. Gabim. Siç kam pare edhe shume politikane te zellshem, te cilet e shihnin shtetformimin si mision te tyre, duke perçmuar keshtu dijet juridike dhe rolin e juristeve ne kete proces fort delikat. Edhe ky eshte gabim.
Eduard Halimi, pra, e ka vetedijen dhe aftesine t’i shkrije ne një punen e politikanit me ate te juristit, duke na dhene aliazhin qe na nevojitet sidomos tani, pas deformimeve te medha, qe kane pesuar institucionet e shtetit dhe legjislacioni nen qeverisjen abuzive te Edi Rames.
Urime Partise Demokratike!
Urime Eduard Halimit!