Bëhet i njohur për publikun roboti i fundit hënor i Kinës, që është planifikuar të niset në fillim të dhjetorit.
“Chang’e 4” do të jetë roboti i parë hënor që do të bëjë një ulje të butë në anën e errët të Hënës, që do të thotë se nuk do të shkatërrohet gjatë procesit.
”Roboti, që peshon vetëm 140 kilogramë, ka aftësinë për të nxjerrë, eksploruar dhe bërë fotografi”, njoftoi “China Daily”.
Roboti hënor do t’u japë shkencëtarëve të dhëna rreth pjesëve të Hënës që ende nuk janë hulumtuar.
”Ana e errët e Hënës i referohet segmentit që është i paprekur nga rrezet e Diellit”, sipas NASA-s, trasmeton ata.
“Chang’e 4” është shembulli më i fundit i ambicieve të Kinës për të eksploruar hapësirën në një kohë kur fuqitë tradicionale të hapësirës si Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë limituar programet e tyre hapësinore.
Në maj, Kina nisi satelitin “Queqiao” për të mbledhur të dhëna në anën e errët të hënës dhe për të dëgjuar dëshmi të Big Bang-ut, ngjarjes zinxhir që shkaktoi origjinën e universit.