Teksa janë hapur 123 kuti, nga 157 në total që ka bashkia e Lushnjes, bie në sy, se aktualisht kryesuese është kandidatja e PS, Eriselda Sefa me 16121 vota, ndjekur nga kandidati i Shtëpisë së Lirisë, Elton Bano me 8785 vota dhe më pas, kandidati i PD, Indrit Sefa me 2971 vota.
Kujtojmë këtu, që falë votimit elektronik është shpallur fituesi i bashkisë së Vorës. Në këtë bashki, fitues është shpallur kandidati i PS, Blerim Sheraj.
Sheraj ka siguruar një avantazh të thellë përballë rivalëve të tij, pasi ka marrë 7530 vota, ndërsa Lulzim Vrana i Shtëpisë së Lirisë ka marrë 2598 vota dhe Ymer Marku i PD 687. Ndërkohë, ka pasur edhe qytetarë që dhënë opsionin ‘asnjë’, ndërsa të tilla kanë qenë 209 vota.