Prej tre ditësh nuk ka asnjë lajm nga biznesmenit Halit Yukay, i cili u nis me varkën e tij nga Yalova në Bozcaada më 4 gusht.
Ekipet e Rojës Bregdetare më herët gjetën varkën e Yukay-t pjesërisht të zhytur, ndërkohë që nga biznesmeni nuk kishte asnjë gjurmë.
Ishin familjarët e biznesmenit 43-vjeçar ata të cilët ngritën alarmin dhe njoftuan rojet bregdetare se nuk kishin mundur të kontaktonin me të. Në orën 14:30 të së martës, një ekuipazh anijeje tregtare njoftoi dhomën e operacioneve se kishin parë rrënojat e një anijeje, e cila rezultoi të ishte Graywolf of Yukai.
Zhytës, një helikopter dhe anije të rojes bregdetare morën pjesë në kërkimin e biznesmenit turk, por pa asnjë rezultat. E teksa kërkimet për gjetjen e tij janë duke vijuar, së fundmi ka reaguar aktorja e njohur turke, Seda Bakan.
Në llogarinë e saj në “Instagram”, ajo ka postuar një foto me mikun e saj teksa krah së cilës shkruan: Lutemi që të ndodhë një mrekulli.
I lindur në vitin 1982, Halit Yukay është pronar i Mazu Yachts, një prodhues jahtesh luksoze. Ai e filloi karrierën e tij profesionale si ndërtues anijesh dhe kishte ëndërr të hapte kompaninë e tij, diçka që ndodhi në vitin 2011 me Mazu Yachts që njihet në Turqi për dizajnet dhe teknologjitë që përdor.