Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka reaguar pas vendimit të Lulzim Bashës për refuzuar fletë- thirrjen e prokurorisë për t’u paraqitur për t’u njohur zyrtarisht me akuzën për pastrim parash dhe falsifikim dokumentesh.
Braçe shkruan se e gjithë kjo zallamahi, bëhet pikërisht për këtë arsye, që të mbahet në këmbë ky sistem pabarazie në drejtësi. Ai thotë se Lulzim Basha në të njëjtën mënyrë shpëtoi edhe nga dosja për Rrugën e Kombit.
Postimi i plotë i Erjon Braçes
I njejti film, e njejta histori;
Nuk dua te hetohem!
Nuk dua te gjykohem!
Personazhi:
Lylzim Basha!
Me tregoni faktet pastaj vi-thote.
Kjo eshte
Drejtesia e pabarabarte!
Ku dhe per ke tjeter ndodh kjo?
Imagjinoni nje te dyshuar,
hetuar si keqberes qe thote:
Nuk dua te vij ne Prokurori,
me jepni faktet njehere, pastaj flasim!
Nje tjeter,
te ndryshem nga Lylzim Basha,
nuk ndodh,
per kerkend!
Ka nje arsye:
Nuk mbeshtet ne ligj!
Por Lylzim Basha eshte mbi ligjin!
Keshtu ka qene;
Edhe kur u hetua per vjedhjen ne Durres-Kukes, te njejten gje beri,
nuk mi dhate faktet ne kohe dhe i la ne dere, tek pragu per te mos i marre!
Ketu u mbeshtet dhe,
nje peseshe gjykatesish te larguar nga Vettingu nuk e gjykoi kurre!
Kjo eshte pabarazia qe
Gelon ne kete vend!
Kjo eshte pabarazia qe
Ka prodhuar kete kaste te paprekshmish ne politike!
Kjo eshte pabarazia qe
Kerkon te mbijetoje,
Te rezistoje bashke me sistemin e pandeshkueshmerise ne kete vend!
Per kete po behet e gjitha kjo zallamahi;
Per te mbajtur ne kembe pabarazine!