Bilanci i zjarreve që kanë shkrumbuar pjesë të tëra të Australisë, është katastrofik për kafshët e ndodhura në ato zona.
Mediat thonë se prej flakëve mund të jenë shfarosur gjysmë miliardë kafshë.
“Gati 480 milionë gjitarë, zogj dhe zvarranikë janë zhdukur që prej intensifikimit të zjarreve në muajin shtator”, – shkruajnë mediat lokale.
Në mediat sociale janë përhapur video kangurësh që përpiqen të shpëtojnë nga pyjet e djegura dhe trupa të djegur koalash të shtrirë në tokë.
Sipas ‘Fondit Botëror të Jetës së Egër’, rezulton se 104 milion vertebrorë autoktonë janë zhdukur si pasojë e mungesës së ushqimit dhe strehimit.
“Këto nuk janë zjarre por një bombë atomike”, – tha sot Ministri i Transportit i Uellsit të Ri Jugor Andrew Constance për ‘ABC Radio Sydney’, duke i krahasuar zjarret e Bregut të Jugut me “një shpërthim atomik.