Amanda Golf, e njohur në industrinë e seksit si Samantha X ka rrëfyer disa sekrete nga bota e pornografisë.
Ish-eskorta nga Australia ka treguar gjëra tejet personale, pasi tashmë ndodhet në një pozitë më komode duke qenë se drejton një agjenci shoqërimi me emrin “Samantha X Angels”.
Një fans e pyeti Amandën nëse kishte ndjerë ndonjëherë më tepër për klientët e saj dhe ajo u përgjigj:
Po, shoqërueset nuk janë robotë. Sigurisht që kemi ndjenja për disa nga klientët tanë, por jo në mënyrën se si mund të mendoni.
Në vend që të biem në dashuri me ta, ne i pëlqejmë ata, si shokë të vjetër…”
Ndërsa, po sipas Amandës madhësia e penisit të klientit ka zero rëndësi për vajzat eskorta.
Ajo tha:
Eskortat nuk flasin me klientët e tyre, çfarë ndodh midis tyre qëndron në mes tyre. Ato e shpenzojnë kohën e tyre duke bërë njerëzit e tjerë të lumtur.”