Pas klanit mafioz familjar Olsi Ibro, Elda Ibro, Arben Meskuti, Yllka Meskuti, Ernela Cuberi dhe Indrit Cuberi, të goditur nga Prokuroria, në makth për qytetarët që nuk paguajnë dot kreditë, po kthehet edhe Kristina Naumi, pronare në letra e një kompanie ruse me gjurmë në parajsa fiskale.
Kristina Naumi është maska e ‘ustait’ apo e ‘ujkut të vjetër’ të sistemit bankar, Andi Ballta, në kompaninë ‘Tranzit’, e denoncuar si e përfshirë në aktivitet të theksuar të paligjshëm në Shqipëri si, pastrim parash, keqpërdorim të thirrjeve telefonike, shtrëngim për marrje pasjrie, shantazh, grup i strukturiar kriminal etj.
Prapaskena mëson se Studio Ligjore Jurisprudenca po përgatit një dosje voluminoze penale për veprimtarinë e Kristina Naumit dhe Andi Bllatës në dëm të qytetarëve shqiptarë, duke thyer disa ligje dhe legjislacionin penal.
Kristina Naumi është dora e Andi Ballta në kompaninë TRANZIT, që mbledh borxhet e këqia të ‘Veneto Bank’ dhe të subjekteve të tjera, duke dalë jashtë korrnizave për të cilat është licencuar nga Banka e Shqipërisë.
Kristina Naumi kërcënon dhe shantazhon klientë të subjekteve bankare për borxhe të diskutieshme si dhe u telefonon të afërmve të tyre, ndërsa ‘ustai’ Andi Bllata e monitoron nga pas, në pozicionin e CEO-s së ABI Bank.
Paratë dhe pasuria që mblidhet me metoda me natyrë mafioze, qarkullon dhe tjetërsohet, duke përfunduar në parajsa fiskale.
Asgjë më shumë nuk bënte mafiozi i kredive Arben Meskuti, i arrestuar disa muaj më parë teksa tentonte të largohej nga Shqipëria me pasaportë false amerikane.
Por sipas mediave italiane, TRANZIT është kompani ruse dhe e regjistruar në parajsat fiskale. Por, nuk ka dyshim që TRANZIT është një tentakulë e ABI Bank, ndërsa vetë ABI Bank është pjesë e rrjetit NCH Capital Inc, me një pjesë të kapitalit rus. Vijon…