Nga Pranvera Vatoci
Talibanet nuk qenkan vetem me mjeker e me çallma, por dhe kostume firmato. Biles paska dhe talibane shqiptare disa dhe politikane e gazetare. Se taliban nuk te ben veshja por mendesia e prapambetur, maskiliteti egoist e mentaliteti i dhunes. Kjo po ndodh çdo dite ne kete vend. Dhune dhe vetem dhune deri ne flijime te tmerrshme.
Por dhuna nuk eshte vetem ajo fizike. Baraz eshte dhe dhuna e fyerja publike sidomos kur drejtohet ndaj nje zonje. Une ndihem keq e si une mijera zojna e vajza te ketij vendi. E tille po ndihem dhe sot tek shoh komente e shkrime fyese ndaj Majlinda Bregut.
Llogarit kur sulmohet nje zonje e kultivuar, nje emer eminent publik e politik se çfare mund te ndodhe me nje shtepiake ne nje skaj te harruar. Majlinda sulmohet se guxoi te jete e zonja. Guxoi te jete perfaqesuese e zonja e kurajoze kudo e grave te ketij vendi. Dhe me paradoksalja eshte se Majlinden e sulmon pa meshire dhe e debon partia kur e begenis me konsiderate njeri nga institucionet me reputative te Europes. Ky eshte alarm.
Ndaj me urimin e zemres per sukses qe i percjell Majlinda Bregut nis dhe apelin tim njerezor: Ndaloni dhunen e çdo lloji ndaj zonjave te nderuara te ketij vendi qe aspiron e bertet “Europe,Europe….!”