Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidentit të rëndë rrugor të ndodhur në Komsi të rrethit të Matit.
Sipas policisë, në aksident janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë dhe nga përplasja ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes shtetasi me inicialet G.H, rreth 29 vjeç, ndërsa shtetasi A.B., rreth 35 vjeç, banues në Komsi ka humbur jetën rrugës për në spitalin e Traumës në Tiranë.
Drejt Tiranës është nisur edhe 18-vjeçari me inicialet E.H., edhe ky banues në Komsi.
Policia thotë se drejtuesi i mjetit që ka shkaktuar aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për një makinë tip “Opel” dhe po vijon puna për identifikimin e autorit dhe shkaqet e aksidentit të rëndë./Top Channel