Një shqiptare ka humbur jetën sot në Treviso të Italisë gjatë orarit të punës në një kompani prodhimi ushqimesh të ngrira. Anila Grishaj ishte dhe nëndrejtoreshë e kompanisë.
Një makineri ambalazhimi e blerë së fundmi e ka goditur duke i shkaktuar lëndime të rënda që i kanë marrë jetën 26-vjeçares.
Sipas mediave italiane kemi të bëjmë me një aksident të tmerrshëm, pasi makineria i mbërtheu të resë shqiptare qafën duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Shkaqet e aksidentit, siç bën me dije policia, janë ende nën hetim. Autoritetet kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.