Juristi Romeo Kara ka lëshuar akuza të forta ndaj Sali Berishës. Ai ka hedhur një foto në rrjetet sociale të Berishës, ku shoqërohet nga Flamur Noka dhe Albana Vokshi, si dhe një lajm ku ish-kryeministri shprehet se nuk i trembet shpalljes “non grata” nga BE.
Sipas juristit, sado Berisha të mos ketë frikë, po afron asgjësimi i një prej kokave më të mëdha të krimit në vend. Ai shkruan se Berisha nuk e fut dot më vendin në kaos, pavarësisht miliardave që po hedh.
“Nuk ka dy pa tre, por këtij ditëziut po i bëhen më shumë.
Jo më pak se non gratat, i ka djegur asgjësimi i një prej kokave të krimit të organizuar së fundi, me një mal akuzash për vrasje, trafiqe, shantazh, kërcënime, korruptim të padëgjuar të policisë etj.
Makinës së destabilitetit berishian po i bien dhëmbët, pavarësisht miliardave të eurove që ka në dispozicion.
E drejta vonon, por nuk harron”, shkruan ai.