Në më pak se një vit dy baballarë shqiptarë kthehen në lajmin kryesor të të gjitha mediave botërore. Kjo për asgjë më shumë e as më pak, por për vrásjen e vajzave të tyre… Ngjarja e sotme, ku Osman Shaptafaj qëlloi vajzën dhe dhëndrin me ármë zjárri në përvjetorin e tyre të martesës, na risjell një tjetër ngjarje të rëndë në vëmendje .
Më 24 korrik 2019, Petrit Lekaj vráu vajzën e tij, Sabrina sepse ajo kishte dalë me shoqet në një lokal nate. Sabrina ishte vetëm 20-vjeç dhe është e gjetur e vrárë në makinën e saj, nga ku policisë i është dashur të thyejë xhamat e makinës për ta nxjerrë.
Petrit dhe Sabrina Lekaj
Shoqet e vajzës e shprehën shqetësimin për fanatizmin e babait, pasi Sabrina iu kishte thënë se i ati mund t’i bërtiste kur të kthehej në shtëpi pas “Party-t”. Studentja e mjekësisë u gjet e vdekur brenda makinës “Mercedes Benz 2002”, ndërkohë që i ati, po provon manovra ligjore për t’ja hedhur drejtësisë australiane.
Ndërkohë që në vigjilje të vitit 2020, një tjetër ngjarje e rëndë ndodhi në Australi, në Melbourne. Osman Shaptafaj qëlloi të bijën dhe dhëndrin, pasi nuk mund të pranonte largimin e saj.
Osman Shaptafaj, babai qe vrau vajzen
Vajza e tij, Lindita Musai, 25 vjeçe po përpiqej të fillonte një jetë të re larg tij. Fanatizmi dhe prapambetja duket se i shoqëron meshkujt shqiptarë përtej kufijve… Mallkim apo diçka më shumë?!
Lindita dhe Vetoni