ANGLI – Premier League është në raundin e 25-të. Këtë të shtunë gjithçka nisi në orën 13:30 me fitoren 0-2 të Arsenalit kundër Leicester. Në orën 16:00 Manchester City fitoi 4-0 kundër Newcastle me tripletën e Omar Marmoush. Sukses për Bournemouth dhe Brentford, ndërsa spikati humbja e Nottingham në Londër kundër Fulham.
Në “King Power” vendasit e Leicester humbën 0-2 nga Arsenali. “Topçinjtë” u treguan më dinak se “Dhelprat” dhe siguruan tri pikë vetëm në dhjetë minutat e fundit të ndeshjes. Mikel Merino (u fut në minutën e 69) ishte heroi i miqve me dopietën e tij në minutat 81 dhe 87-të. Me këtë sukses skuadra e Mikel Artetas ngjitet në kuotën e 53 pikëve për vendin e dytë, katër pikë pas kryesuesve të Liverpool që kanë një ndeshje më pak.
Spektakël në “Etihad”. Manchester City harroi humbjen me Real Madridin në Champions League dhe fitoi 4-0 kundër Newcastle, kjo falë tripletës së afrimit të ri të janarit, egjiptianit Omar Marmoush. Përpara tifozëve të tij sulmuesi gjeti golat në harkun e 14 minutave. Konkretisht në të 19 minutë pas asistit të Ederson nga porta, në të 24′ pas pasimit të Gundogan dhe në të 33 minutë me pasimin e Savinhos, duke bërë që tifozët e Cityt të dashurohen menjëherë pas tij. Në fundin e sfidës City shënoi edhe me McAtee për “pokerin” e kësaj jave.
Premier League, raundi 25-të:
E shtunë, 15 shkurt 2025
13:30 Leicester 0-2 Arsenal
16:00
Aston Villa 1-1 Ipswich
Fulham 2-1 Nottingham
Manchester City 4-0 Newcastle
Southampton 1-3 Bournemouth
West Ham 0-1 Brentford
18:30 Crystal Palace 1-2 Everton