Nga Mero Baze
Pas Eduard Halimit në listën e deputetëve të Partisë Demokratike në Qarkun e Beratit, po japin dorëheqje dhe dy gra, të cilave u takon mandati i tij, duke zbardhur kështu qëllimin final të këtij ortekuu dorëheqjesh. Bëhet fjalë për tu bërë deputet Astit Veliaj, një biznesmen, pronari i ish Universitit UFO dhe një Tv lokal, i cili në fakt emrin më të madh në vend e ka bërë si ndërtues pa leje.
Lulzim Basha është angazhuar për ta rithkyer atë me dhunë në parlament, duke shkaktuar një zinxhirë të gjatë dorëheqjesh dhe duke nxjerr nga lista dhe dy gra.
Është egzaktësisht ajo për të cilën akuzoi Arben Ndokën katër vjet më parë në Lezhë, por dhe më keq.
Tashmë ai po bëhet garant i i një procesi dorëheqjesh që duhet ti hapin rrugën për në Kuvend, një pasaniku nga ata që i kujtojnë Bashës, hallet e veta.
Ky shembull flet sa një mijë akte të tjera, apo deklarata për shtyp të Lulzim Bashës, ndaj kundërshtarëve të tij apo kritikëve brenda partisë. Duke u angazhuar në një betejë të tillë që banalizon çdo parim dhe çdo përpjekje për tu dukur parimor, Lulzim Basha bën të pabesueshme edhe çdo pëprjekje të tij, për të bërë diferencën me pjesën më të kritikuar të kundërshtarëve të vet.
Dhe kjo është një taks për betejën e tij politike.
Por përtej kësaj, ky ortek dorëheqjesh që po ndodh para syve të të gjithëve, pa folur askush, është I turpshëm dhe për demokracinë shqiptare. Ky proces është kompromentim I hapur I demokracisë dhe blerja në sytë e të gjithëve i një vendi në Kuvendin e Shqipërisë.
Kjo flet shumë dhe për arset e dorëheqjes së Eduard Halimit dhe nuk ngjan aq shumë me rastin e Arben Ndokës, përveç faktit që po japing dorëheqjen dy gra.
Por Arben Ndoka e bëri këtë proces sapo mbaruan zgjedhjet, ashti si Mëhill Fufi, kurse ky duket qartë që ka detyruar të tërhiqet nga mandati I deputetit dhe një figurë politike e PD, Eduard Halimi, I cili duket se nuk ishte më pjesë e plnaeve të ardhme të Lulzim Bashës. Pra këtu kemi një akt të paprecedent të dhunimit të parlamentit në emër të pareve, duke kompromentuar rënd si dorëheqjet për shkak të Astrit Veliaj, ashtu dhe futjen në Kuvend të vet Astrit Veliaj.
Dhe kjo tregon se çfarë kredencialesh demokratike ka Lulzim Basha dhe sa vlerë ka për të, mandati I një deputeti.
Të gjithë ata që presin prej Lulzim Bashës standarte intelektuale për deputet, të gjithë ata që mendojnë se ai është i investuar në njerëz të pastër dhe larg kapjes nga bota e krimit, të gjithë ata që mendojnë se ai respekton barazinë gjinore dhe figurat e pastra, kanë rastin të shikojnë se si është gati të shkaktoj tre dorëheqje për të futur në kuvend një biznesmen, që vlen sa shifrat që ka në bankë.
Ky turp nuk mund të kaloj kështu në heshtje dhe më keq akoma nuk mund të legjitimohet si një proces individual. Kandidatja Qosja që është e dyta në rradhë pas kandidates tjetër që e paradeklaroi dorëheqjen sikur kishte marrë paradhënie, fillimisht tha që do ta pranonte mandatin, ndërsa tani dhe ajo do jap dorëheqje. Çfarë tjetër është kjo përveçse blerje mandatesh ose dhunë psikologjike nga lideri I opozitës, mbi të në sytë e gjithë opinionit publik?
Dhe të mendosh, se gjithë këtë sacrificeë Lulzim Basha e bën për të çuar në Kuvend, dikë që mendon se mandati e mbron nga hallet që ka me ndëtimet pa leje, tregon qart se ai funksionon më shumë si pronar pallati nga ata që rrezikojnë të shemben, se sa si lider politik që duhet të ngrej në këmbë opozitën.