Manjani si një ish politikan me atribute të dyshimta pa pritur dhe pa kujtuar përfundoi në rrugë duke e larguar nga te gjitha postet partiake . Kjo u bë me detyrim nga Edi Rama duke e urdhëruar Iliri Metën, i cili zbuloi aferat e dyshimta të këtij ministri me Balilajt dhe rastin e byzylykve, të të dënuarve me arrest shtëpie. Për këto arsye, ai tashmë është i frikësuar dhe sulmon lartë e poshtë drejtësinë dhe policinë, duke folur broçkulla nga më qesharaket.
Megjithëse në profesion është avokat, po i lind nevoja të marrë një avokat për vete, kur të gjykohet për apartamentin e sekuestruar nga prokuroria, të falur nga Klement Balili. Fatkeqësisht i vetëmi post që mban sot, është ai i lehsit pa zot, ndaj nuk do të mund të shantazhoi kërkënd, përveçse disa media që nuk dihet se çfarë nderesh u ka bërë, që publikojnë si të rëndësishme idiotësit e ketij hallexhiu të papunë.
Nuk e dimë se për cilën polici flet ky, sepse policit të gjitha i shërbejnë shtetit dhe drejtuesit zgjidhen nga pushteti dhe nuk arreston dhe paragjykon askënd, sepse nuk ka asnjë të drejtë ligjore, por është drejtësia që na la ky palaço ministër me gjyqtarët dhe prokurorët e emëruar nga ai, kolegët e partisë dhe kryetari i tij sot President që tashmë e frikësuar po zbaton ligjin dhe ato hetojnë, arrestojnë dhe dënojnë. Manjani pa punë duhet të shikoi se mos gjen ndonjë punë, e bënë mirë t’i pyesi keto hajdutët e PD-së nëse kanë nevojë për avokat të tipit të tij se qytetarëve u ngjallë neveri sa që edhe pështymën nuk duan ta harxhojnë me fytyrën e tij. /Ekskluzive.al/
STATUSI I PLOTE i publikuar nga BW