Ish-ministri i padrejtësisë Ylli Manjani ka reagur pas deklaratës së e DASH, e cila thotë se Shqipëria është vend i pasigurtë për investime. Kjo deklaratë, është bërë si perceptim i gjendjes së sistemit të drejtësisë, gjatë vitit 2017, kur gjykatat shqiptare nuk zgjidhnin asnjë konflik pronësie, nëse nuk i paguaje.
Pra flitet për gjykatat i këtij Manjani dhe shokëve të tij, që sot po vdesin dhe i ka ardhur radha t’i qaj dhe të ankohet, për “vrasësit”, që janë Ambasada e SHBA-së, pra Amerika.
Deklarimi i Departamentit të Shtetit, nuk flet për gjykatën e krimit, që sot ka vdekur për të lindur e reja, që me të vërtetë ka kontributin e madh Amerika nëpërmjet ambasadës në Shqipëri por për “ishin”
Departamenti i shtetit nuk fajson shtetin, por Lulot e kompani, që shumë shpejt për vitin 2018, do ketë një perceptim krejt tjetër
Por Manjani si i pa punë, bënë si politikan dhe i jep mend dhe kritikon SHBA-në. Kështu është kur të lënë pas dere dhe qanë, se mos kujtohet dikush për ty.
Ja dhe kritiku Manjani:
Këtu prehet Gjykata Kushtetuese
“Shqipëria është vend i pasigurtë për investime”, deklaron Departamenti Amerikan i Shtetit.Në çdo shtet normal sigurinë e investimeve e garanton sistemi gjyqësor.
Ndërkohë edhe me kontributin e “pa çmuar” të Ambasadës Amerikane, e cila varet nga Departamenti i Shtetit, jemi në këtë situate” /Ekskluzive.al