Lefter Koka u dënua sot me 5.8 muaj burg për aferën e inceneratorit të Elbasanit, ndërsa pak ditë më parë u dënua me 6.8 vite burg për inceneratorin e Fierit, në rolin e tij si ish-ministër i Mjedisit.
Ndërsa Alqi Bllako u shpall fajtor për rrogën e babait për inceneratorët e Fierit dhe u dënua me 2.4 vjet burg , i pafajshëm për inceneratorët e Elbasanit përfundimisht barazi…fajtor i pafajshëm , i dënuar i padënuar. Kjo është katrahura e drejtësissë vjetër që duke ndërruar emrin na qenka drejtësi e re.
Coptëzimi i dosjes me të njëjtin akuzë me të njejtët bashkëpuntorë është një tallje e frikacakve të bordellodrejtësisë, për justifikuar beneficet që përfitojnë dhe për tu hapur bythesh para ndërkombëtarëve si të “rrezikshëm”.
Me një llogaritje të thjesht, Leftera Koka me dy dënime penale duhet të vuaj 12 vjet e 6 muaj burg, kurse i pafajshmi Bllako nuk është i pafajshëm, por duhet të vuaj 2.4 vite burg.
Ky është skandali i radhës kur drejtësinë e kanë marrë në dorë gjyqtarë dhe prokurorë të zgjedhur në gropën skeptike të drejtësisë së plepave, të gjithë të pëgërë por të zgjedhur më të mirë ata që ishin të laguur me shurrë./Ekskluzive.al