Me 69 vota pro dhe asnjë kundër apo abstenim, në Kuvendin e Maqedonisë u ratifikua marrëveshja e emrit me Greqinë.
“Me këtë vendim, jo vetëm fitojmë një mik, partner strategjik, jo vetëm që garantojmë stabilitetin dhe sigurinë, por realizojmë edhe aspiratën shekullore të paraardhësve tanë, që përfundimisht të pranohet në botë një shtet në të cilën flasin gjuhën maqedonase. Për këtë çështje të rëndësishme, qytetarët e Maqedonisë do të sjellin vendim se çfarë ardhmërie synojnë”, tha Zaev.
Ratifikimi i marrëveshjes së emrit me Greqinë vjen pasi “dritës jeshile” që mori dje në Komsionet kuvendore, pas nënshkrimit të saj në Prespë gjatë së dielës.