Nga: Mara Maionchi (producente italiane dhe personazh televiziv)
“Që të rezistosh 43 vite bashkë, duhet ta shndërroni pasionin që ekziston në fillim, në diçka tjetër. Përndryshe, gjithçka do të duket ferr, acarim nervash gjithë kohës. Unë dhe im shoq jemi shumë shokë.
E dua shumë dhe dua më të mirën për të, pasi e konsideroj pjesën më të rëndësishme të jetës sime. E respektojmë tejmase njëri-tjetrin, edhe pse kemi kaluar kaq shumë vite bashkë. Ndonjëherë kemi edhe debate, por më thoni një çift që nuk ka debate.
Kur u njohëm bashkë, nuk isha tepër e bindur nëse duhet ta pranoja apo jo, sepse Salerno është dhjetë vjet më i ri se unë. Mamaja ime ndërkohë më thoshte: ‘Pse shqetësohesh kaq shumë? Është ai që po merr dikë më të moshuar se vetja. Duhet të jetë problem i tij’.”