Kanë përfunduar katër takimet e para në Europa League për mbrëmjen e sotme. Bie në sy fitorja e Romës me golin e mbrojtësit kuqezi Marash Kumbulla. Verdhekuqtë mundën 2-0 Sociedad në Olimpico dhe Kumbulla shënoi golin e dytë.
Leverkusen fitoi 2-0 ndaj hungarezëve të Ferencvaros dhe hedh një hap të sigurtë për çerekfinale. Arsenal barazoi në Lisbonë përballë Sporting me rezultatin 2-2.
Topçinjtë nuk mundën të fitonin pasi vendasit e kthyen rezultatin në 2-1 përpara se Arsenal të barazonte në 2-2.
Sfida mes Union Berlin dhe Royal Berlin ishte më spektakolarja e mbrëmjes. Ajo u mbyll në barazim 3-3 me skuadrat që dhuruan emocionet në aktin e parë të 1/16-ave
Roma-Real Sociedad 2-0 (El Sharawy 13′, Kumbulla 86′)
Bayer Leverkusen-Ferencvaros 2-0 (Demirbay 10′, Tapsoba 86′)
Sporting-Arsenal 2-2 (Paulinho 55′ Goncalo Inacio 34’/Saliba 22′ Morita ag. 62′)
Union Berlin-Royale Berlin 3-3 (Michel 89′ Knoche 69′ Juranovic 42′ /Boniface 28′ 72′ Vertessen 58′)